FUTBOLL
01/09/2017 11:27
|
Gazetar:
MIRANDA SHEHU
|
Kombëtarja U-19 fiton miqësoren ndaj Gjeorgjisë në Fier
Kombëtarja shqiptare e futbollit U-19, e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani, ka fituar miqësoren ndaj Gjeorgjisë, me rezultatin 1-0. Miqësorja është zhvilluar të mërkurën, në orën 17:00, në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar midis dy përfaqësueseve, ndërsa në të dytën ka qenë Sadik Cela, në minutën e 35-të të kësaj pjese, ku nga një goditje dënimi ka shënuar një gol të shkëlqyer. Me këtë gol, kuqezinjtë korrën fitoren e parë, ndërkohë është planifikuar që më datën 1 shtator të zhvillohet një tjetër miqësore midis Shqipërisë U-19 dhe Gjeorgjisë U-19, po në qytetin e Fierit. Ekipi ynë përfaqësues është grumbulluar prej datës 20 gusht në këtë qytet.
|