logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

EKONOMI

09/10/2017 10:20 Gazetar: MIRANDA SHEHU


Shtrëngoni rripat! Vijnë taksat e reja të shtëpive, ja sa do paguani…

Veç përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar, paketa e re fiskale sjell dhe një tjetër ndryshim të rëndësishëm, që lidhet me taksimin e pronës.Sipas variantit paraprak të paketës, taksa e pronës nuk do të jetë më fikse mbi sipërfaqen siç është aktualisht, por do të bazohet mbi vlerën e pronës sipas çmimeve referencë që përcakton qeveria.Por pavarësisht ndryshimit të formulës, barra e taksës për shtëpitë e para pritet të mos rritet, por të mbetet në nivele të njëjta me taksën që paguhet aktualisht.Por për shtëpitë e dyta dhe të treta taksa do të rritet. Sipas variantit që po diskutohet, familjet që kanë më shumë se një apartament do të detyrohen të deklarojnë shtëpinë e parë.Ajo do të taksohet me taksë të ulët, ndërsa apartamentet e dyta apo të treta dhe më tej do të kenë një taksë më të rënduar. Masa se sa do të jetë taksa për shtëpitë e tjera veç asaj të parës është ende duke u diskutuar, por e sigurtë është se ajo do të rritet. Prej disa vitesh Ministria e Financave ka punuar për ndërtimin e kadastrës fiskale, e cila do të regjistrojë të gjithë inventarin e pronave të patundshme sipas vlerës së tyre.Kjo kadastër do të jetë dhe baza e taksimit për pronat. Sipas FMN, Shqipëria është një nga vendet që mbledh më pak të ardhura nga taksat e pronës.Ngritja e kadastrës fiskale dhe ndryshimi i sistemit të taksimit ka qenë një nga kërkesat më të përsëritura që Fondi ka bërë ndaj qeverisë në tre vitet e shkuara.




Emri
E-Mail
Komenti

Komente

Lajme te Ngjashme