logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

KULTURË

16/09/2017 09:24 Gazetar: MIRANDA SHEHU


Sabiha Kasimati, kthehet vepra e doktoraturës nga Italia

Sabiha Kasimati shkencëtarja e parë shqiptare e pushkatuar nga regjimi komunist, është rikthyer në vëmendjen e institucioneve për 105-vjetorin e lindjes.Teza e saj e diplomës , “Fauna iktike e ujërave të ëmbla të Shqipërisë”, e mbrojtur në vitit 1940, në Universitetin e Torinos, Itali, iu dorëzua Arkivit të Shtetit nga Ambasadori i Italisë Alberto Cuttilo, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Autoriteti për Dosjet në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave. Zoologu i njohur, Ferdinat Bego, foli për gjithë veprën e Kasimatit, shkencëtares së parë shqiptare “Me një punim të tillë të shkëlqyer diplome i shkruar me një gjuhë të pasur dhe korreti shkencore, ajo demonstron njohuri të thelluara mbi shkencën dhe përmend faktin dhe më interesant siç ishte prania e një lloji tjetër “solia vulgaris egjiptiaka” në ujërat e brigjeve shqiptare, që deri atëherë për shkencën mendohej se gjendej vetëm në brigjet egjiptiane”, shprehet zoologu Ferdinant Bego.Autoriteti për dokumentet e Sigurimit u ka dorëzuar familjarëve dosjen e Sabiha Kasimatit. Pas pushkatimit të shkencëtares së parë shqiptare, vepra e saj u botua në vitin 1955, me emrin e nje shkencëtari sovjetik Anatoli Poljakova dhe dy shqiptarëve Ndoc Filipi e Ndoc Raka.Familjarët e Sabihasë, Ina Kasimati, Kleri Kasimati dhe Elsa Kasimati kërkuan që që t’i kthehet autorësia veprës së botuar nga Kasimati në vitin 1947.Pas Ceremonisë, Elsa Kasimati tregon me nostalgji disa foto të rralla nga rinia e Sabihasë dhe kujtimet e familjes.Kushërira e Sabiha Kasimat, Ina Kasimati thotë se: Vepra e saj është një frymëzim, unë dua që t’ju them që në momentin kur jam futur kërkimit për të gjetur dokumentat, kam parë dosjen e sigurimit të shtetit me idenë që aty mund të gjeja atë pjesë të veprës së Sabihasë, veprat Peshqit e Shqipërisë.Pas Ceremonisë, Elsa Kasimati tregon me nostalgji disa foto të rralla nga rinia e Sabihasë dhe kujtimet e familjes: Ne Kemi kërkuar që veprat, puna e Sabihasë, të kërkoheshin, të studioheshin, të njiheshin, sepse e dinim që kjo vepra ekzistonte, edhe dosja e persekutimit të saj ekzistonin, por ne asnjëherë nuk ishim njohur me të.Sabiha Kasimati me origjinë nga Gjirokastra lindi në Turqi. U kthye në Shqipëri së bashku me familjen e saj në vitin 1927.U diplomua në Liceun e Korçës në vitet ’30 ku ishte dhe Enver Hoxha.Në vitin 1941 përfundoi shkëlqyeshëm doktoraturën në Torino.Pas diplomimit punoi në Institutin Femëror “Nëna Mbretëreshë”. Studente kishte Nexhmije Hoxhën.Sabihaja u arrestua nga Sigurimi i Shtetit më 20 shkurt 1951 dhe u pushkatuar së bashku me 22 intelektualë në shkurt të vitit 1951.




Emri
E-Mail
Komenti

Komente

Lajme te Ngjashme