logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

BASHKIA LUSHNJE

06/10/2017 08:57 Gazetar: MIRANDA SHEHU


KASHARAJ SHKOLLA E SHKATËRRUAR

Është bërë një vëzhgim i detajuar në pjesën më të madhe në institucionet publike të edukimit në qytetin e Lushnjes dhe gjendja rezulton të jetë si mos më keq. Ajo që bie në sy është lënia pas dore dhe e një neglizhencë në mirëmbajtje në tualetet e shkollave. Pothuajse në të gjitha shkollat banjat janë jashtë funksionit në “Shkollën 9 vjecare e Kasharaj” është e dëmtuar sic shihet edhe nga pamjet e marra është me xhama të thyer themelet e shkollës po shemben dhe askush nuk ka vënë dorë. Duhet të merren masa të menjëhershme për rikonstruksion . Në raport thuhet se në të gjitha shkollat dhe kopshtet konstatohet një gjendje shumë e rënduar në tualete. Ato jo vetëm janë jashtë standardit, por dhe jashtë funksionit. Nuk punojnë dhe në më të shumtën e rasteve mungojnë shkarkuesit, rubinetet, dyert në shumicën dërrmuese gjithashtu mungojnë. Por kjo nuk është një histori e lindur tani, e gjithë problematika e tyre dhe mirëmbajtjes është e mbartur në vite. Momenti i ndërhyrjes është neglizhuar duke mos e zgjidhur problematikën në kohë. Asnje investim nuk eshte bere ne kete shkolle prej 20 vjetesh, ndersa ne çdo celje te vitit te ri shkollor, mjetet e punes didaktite blihen nga vete mesuesit, qe mundohen te riparojne vete edhe dyert e dritaret.




Emri
E-Mail
Komenti

Komente

Lajme te Ngjashme