logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Degjo Radion On Line
Programi: TOP GOLD '70-'90


Hyrje | Rreth nesh | Kontakt | Kerko

TOMAS MAN FITUES I CMIMIT NOBEL

21/08/2017 08:03 Gazetar: MIRANDA SHEHU


"MALI MAGJIK" NJË ROMAN QË NUK DUHET HUMBUR

Libri i "Tomas Manit"," Mali magjik", botuar në vitin 1924, të ketë marrë idenë e Niçes me frazën e njohur Tash hapet para nesh mali magjik i Olimpit dhe na tregon rrënjët e tijj. Për Niçen mali magjik ishte bota e Apollos : bota e dhunës, e mungesës së masës, e fajit, errësirës, të përfshirë mrekullisht në ligje, harmonisë, masës, ekuilibrit, qetësisë, pastërtisë, profecisë. Ndoshta Mannit i pëlqente, sepse nuk e konsideronte modern, por tepër modern, që shkruante romanin e zjarrtë sinfonik. Manni e përmbysi kuptimin e mbiemrit : magjik nuk ishte më mbretëria e Apollos, por e zotit të ri rival, Hermesit. E korrigjoi gabimin e Niçes, sepse Apolloja nuk merr parasysh çdo magji, ndrësa Hermesi themelon mbretërinë e tij mbi magjinë. I ushqyer thellësisht me kulturë mitologjike, Mani e dinte se Hermesi u ngjiz natën në një shpellë të errët, mes maleve dhe pyjeve të Arkadias. Zoti kishte një mendje me shumë forma, që kthehej sinuoze, nga të gjitha anët : shpirti i tij kishte shumë ngjyra : ishte valore, xixëlluese, e pakapshme dhe i joshte të gjithë ata që e takonin. Hermesi luante me ironi me universin, ishte një artizan i madh, një hajdut, një maestro ligjërimesh të vërteta dhe false : i njihte dëshirat erotike pa shërim, i shoqëronte tek Adeja shpirtrat e të vdekurve, duke ruajtur kufijtë, udhëkryqet dhe portat. I pëlqente udhëtimi, tregtia, e folura, interpretimi. Me një intuitë gjeniale Mani e kuptoi modernitetin, në vitet 1912-'24 kur krijoi librin e vet, jetonte në shenjën e Hermesit, por e zgjeroi dhe ndryshoi këtë shenjë. Bota hermetike moderne nuk futej në shpella, por lart, pranë majave të maleve të larta të Grixhonëve, mes borërave, mjegullave, të të ftohtit, ngricës, reve grikaltra, rrezeve të ndritshme dhe të buta të diellit, shkëlqimit diamant të hënës, mungesës së mbytur të tingujve, klinikave ku kurohej tuberkulozi. Ai kishte dy cilësi që klasiku nuk i njihte : melankoninë dhe joshjen prej sëmundjes, që e çonte tek joshja më e thellë e vdekjes. Mali magjik ndahet në dy hapësira të kundërta. E para janë fushat lart, puna, arsyeja, shëndeti, masa, limiti; të gjitha cilësitë që kulminojnë Hamburgun punëtor, proteston me anijet e veta ndaj largësisë së SHBA-së. Malet poshtë janë vendi i sëmundjeve, joshjes, ëndrrës, vdekjes. Para shikimit të Mannit dhe Kastorpit, fushat bëhen të largëta dhe të huaja dhe që shpejt harrohen : ndërsa e gjithë vëmendja përqëndrohet tek bora, dielli dhe sëmundja poshtë. Dhe ndërsa lidhjet me tokën poshtë zgjidhen, Hans Kastropi jeton gjithmonë i mbyllur dhe i magjepsur në aureolën e tuberkulozit. Të gjitha ndjenjat janë transformuar nga drita e butë e mëngjesit. Ëndërron më thellë, i ngatërron hijet me sendet dhe sheh tek hijet sendet. Dashurohet siç nuk ishte dashuruar kurrë, sytë grikaltër e nxjerrin në humnerat e tyre, aty gjen diçka erotike dhe androgjene që kishte provuar në adoleshencë. Ngjitet në male 3 mijë metra të larta. Sheh tek bora burimin e jetës : adhuron origjinën e gjithçkaje. Mbushet me këtë dritë të huaj, delikate, në mënyrë të mistershme tërheqëse, provon një lloj ekstaze që e çon afër vdekjes, ndoshta përtej vendit të vdekjes. Ndërsa flokët e borës bien mbi fytyrë, koha shkon, nuk është më koha e orës, por n jë gjendje e ngjashme me rritjen e fshehtë, zvarritëse, të paperceptueshme të barit. Në klinikën e malit, Hans Kastorpi nuk shikon ndonjë zhvillim të vërtetë të brendshëm, asnjë fuqizim hermetik, asnjë rritje alkimistike, siç pohonte Manni dhe më në fund mohon gruin filozofik që kishte fituar pararendësi i tij i largët, Wilhelm Meister në Lehrjahren e Gëtes. Tokat poshtë bëhen më të largëta, ndërsa qëndron i shtrirë në karriken e tij, personazhi nuk shkruan as merr letra. Ora e tij e xhepit bie në komodinë dhe thyhet, duke e vrarë kohën. Gjithçka përfundon në gusht të vitit 1914, kur zhurma e pamasë, shënon fillimin e Luftës së Parë dhe i jep fund epokës borgjezo-estetike ku Tomas Manni ishte rritur. Hans Kastorpi braktisi tokat lart, kthehet në jetën që e kishte braktisur prej kohësh; lufton mes zhurmës së gjëmimeve, shkëlqimeve të kuqe të qiellit të errët, plumbave të çmendur, ciflave, shpërthimeve, rënkimeve dhe thirrjeve, buçimave të daulleve, baionetave dhe kufomave. Ndoshta vdiq në luftime. Me shpërthimin e luftës mbyllet klima Hermes. Duket se Mani i besoi asaj. Ndoshta mendja shumëngjyrëshe dhe joshja, bota e Hermesit e nënshtroi pjesën më të madhe të shekullit të 20-të. Kemi pak kohë që kemi dalë ose është ndoshta e pamundur të dalim prej saj.




Emri
E-Mail
Komenti

Komente

Lajme te Ngjashme