logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Degjo Radion On Line
Programi: TOP 10 SONG UK


Hyrje | Rreth nesh | Kontakt | Kerko

LUSHNJA -FLAMURTARI

18/09/2017 08:02 Gazetar: MIRANDA SHEHU


Flamurtari me 10 lojtarë fiton me përmbysje ndaj Lushnjës

Flamurtari ka marrë fitoren e parë në këtë sezon të Kategorisë Superiore duke mposhtur në javën e dytë Lushnjën në ndeshjen e luajtur në “Adush Muça” të Ballshit. Vlonjatët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 24-t të takimit kur Ditmar Bicaj u ndëshkua me karton të kuq sepse ofendoi arbitrin.Në minutën e 31-të Gava kaloi Lushnjën në avantazh, por Flamurtari arriti të barazonte shpejt, në minutën e 38-të me anë të Alveshit. Në të 43-tën Bushiç përmbysi rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 77, Musta vulosi fitoren.Pas dy javësh kampionat, Flamurtari numëron 3 pikë, ndërsa Lushnja 0.31' Lushnja kalon në avantazh. Branica në zonën e Flamurtarit jep një pasim për Gavën dhe ky i fundit pasi driblon Useinin godet nga hyrja e zonës duke dërguar topin në rrjetë.24' Flamurtari mbetet me 10 lojtarë. Arbitri ndëshkon me karton të kuq Ditmar Bicajn sepse ofendoi gjyqtarin. 15' Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme. 8' Alvesh jep një pasim mjaft të mirë për Kamara i cili futet në zonë nga krahu i djathtë i zonës dhe tenton me një goditje të rrezikshme diagonale, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën. 5' Kalojnë në qetësi minutat e para të takimit. Mungojnë rastet e rrezikshme. 1' Fillon ndeshja. FLAMURTARI – LUSHNJA 3-1 Alvesh 38', Bushiç 43', Musta 77' / Gava 31' Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Jakovljeviç, Bicaj, Musta (Liçaj 81'), Pollozhani, Sidibe, Useini (Hoxhaj 84'), Kamara, Alvesh (Mersini 66'), Bushiç Trajner: Shpëtim Duro Lushnja: Bejte, Ruço, Byzhyti, Marku, Mone, Branica (Canka 73'), Gava, Alushi (Çela 84'), Shkulaku (Papa 61'), Sefa, Pepa Trajner: Artan Bano Gjyqtar: Indrit Myrtja KV: Shkulaku 31', Alushi 45+1', Mone 64', Sefa 83' KK: Bicaj 24'




Emri
E-Mail
Komenti

Komente

Lajme te Ngjashme