logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

SHQIPËRI

29/07/2017 05:10 Gazetar: MIRANDA SHEHU


Ekonomitë familjare, të “mbytura” në kredi

Kreditë që marrin ekonomitë familjare në Kosovë, sipas të dhënave të Bankës, kanë shënuar normën më të lartë të rritjes vjetore prej 14.7 për qind.Vlera e kredive të qytetarëve në dhjetë bankat komerciale në Shqiperi , ka arritur në mbi 2.2 miliardë euro, prej tyre rreth 800 milionë euro, janë kredi familjare, derisa 1.4 miliard euro janë kredi për ndërmarrje.“Kreditë e sektorit bankar përshpejtuan rritjen vjetore në 10.4 për qind. Deri në dhjetor 2016, vlera e gjithsej kredive arriti në 2.23 miliardë euro. Gjatë vitit 2016, kreditimi është rritur si rezultat i rritjes së kërkesës për kredi si dhe përmirësimit të ofertës së kreditimit nga sektori bankar, përmes uljes së normës së interesit, rritjes së shumës së kredisë së aprovuar dhe uljes së tarifave tjera të jointeresit”, thuhet në raportin fundit të Bankës .Niveli i lartë i kredive për ekonomitë familjare, nga njohës të çështjeve ekonomike po konsiderohet si pasojë e standardit jo të mirë të jetës së qytetarëve, por edhe mund të konsiderohet si reflektim i rritjes ekonomike në vend.




Emri
E-Mail
Komenti

Komente

Lajme te Ngjashme