logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Degjo Radion On Line
Programi: Muzike Shqip 2010-2013


Hyrje | Rreth nesh | Kontakt | Kerko

HAJRIE RONDON

14/09/2017 08:46 Gazetar: MIRANDA SHEHU


Aktorja Hajrie Rondo është përcjellë këtë të dielë për në banesën e saj të fundit, pas ndarjes nga jeta një ditë më parë në moshën 66-vjeçare.

Homazhet në nder të saj janë mbajtur në banesën në Himarë, në vendlindjen e bashkëshortit të saj, në një ceremoni familjare. Rondo u nda nga jeta duke lënë pas një karrierë të pasur, me 100 role në skenë dhe 20 role të tjera në kinema e televizion. Dalja e saj e fundit në skenë ishte rreth një vit më parë në dramën “Tre dhëndurët”. Ndër rolet e saj më të spikatura janë Donika Saro te filmi “Një vit i gjatë”, Tana te “Përrallë nga e kaluara”, Evanthia në filmin “Pesha e kohës”, apo roli me Sejfulla Myftarin te komedia “Gjithë fajet i ka paraja”.




Emri
E-Mail
Komenti

Komente

Lajme te Ngjashme