logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

KA NISUR SHPERNADRAJA E TEKSTEVE SHKOLLORE

29/08/2017 11:03 Gazetar: MIRANDA SHEHU


BASHKIA DIVJAKE

Ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore në pikat e licencuara nga Ministria e Arsimit. Autoritet arsimore garantojnë nxënësit se nuk do të ketë mungesë të botimeve ndërsa u bëjnë apel të mos e lënë në ditët e fundit blerjen e tyre për të shmangur rradhët e gjata.Nga këto kancelari, librari ose pika të tjera prindërit dhe nxënësit duhet të blejnë librat shkollorë sipas katalogëve përkatës. Lëndët shkencore të klasave 2 dhe 7, si dhe klasa e 10 në gjimnaz, do të mësojnë me tekste të shtëpive botuese Cambrige, Oxford, Peason. Ndërkohë shkollat kanë afishuar listat me librat që prindërit duhet t’u blejnë fëmijëve dhe çmimin përkatës që varion nga 1,825 lekë për klasat e para në 4.295 lekë për klasat e 9. Por edhe pse çmimi i shitjes nuk ka ndryshuar për shumë prej librave krahasuar me vitin e kaluar, të afërmit e nxënësve shprehen për mediat se çmimet aktuale janë të larta dhe të papërballueshme.




Emri
E-Mail
Komenti

Komente

Lajme te Ngjashme