RRUSHI I DOBISHEM
14/09/2017 08:26
|
Gazetar:
MIRANDA SHEHU
|
TE MIRAT NGA KONSUMIMI I RRUSHIT
Sindroma metabolike është grup i gjendjeve, duke përfshirë tensionin e gjakut, sheqerin e lartë në gjak, yndyrat e tepërta, ndërsa të gjitha këto simptoma në mënyrë drastike rrisin dhe krijojnë rrezikun nga sulmi në zemër dhe sëmundjet tjera kronike.
Hulumtimet kanë treguar që ekzistojnë disa ushqime që mund të parandalojnë problemet e tilla shëndetësore. Studiuesit nga universiteti në Michigan kanë prezantuar rezultatet e hulumtimit të tyre në Boston, i cili ka treguar se si konsumimi i rrushit mund të ndihmojë në mbrojtjen e organeve të lidhura me sindromën metabolike.Shkencëtarët shpjegojnë se si komponentët natyralë të cilët gjenden në rrush mund të jenë përgjegjëse për efektet e përmirësimit. Rrushi dhe ekstrakti i tij luftojnë kundër oksidimit të qelizave për t’i mbrojtur nga sindroma metabolike.
Shkencëtarët kanë ardhur deri te përfundimi që konsumimi i rregullt i rrushit të ngjyrave të ndryshme mund të ndikojë direkt në zhvillimin e sindromës metabolike. Rezultatet kanë treguar që dietat tremujore të pasura me rrush ndikojnë pozitivisht në mëlçi dhe indin yndyror abdominal.
|