logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

SHËNDETËSI

29/07/2017 05:38 Gazetar: MIRANDA SHEHU


Mishi i kuq nxit reagimin imunitar që shkakton kancerin

Mishi i kuq është ndërlidhur me kancerin për dekada të tëra, me hulumtimet që sugjerojnë se ngrënia e sasive të mëdha të mishit të derrit, viçit ose qengjit e rrit rrezikun e tumoreve vdekjeprurëse.Por, për herë të parë shkencëtarët mendojnë se e dinë se çfarë e shkakton efektin. Trupi, me sa duket, e sheh mishin e kuq si një pushtues të huaj dhe e ndez një reagim toksik imunitar.Hulumtuesit kanë qenë gjithmonë në mëdyshje rreth asaj se si gjitarët e tjerë mund të hanë shumë mish të kuq pa pasoja shëndetësore negative.Tani ata kanë zbuluar se mishi i derrit, viçit dhe qengjit e përmban një sheqer që prodhohet natyrshëm nga mishngrënësit e tjerë, por jo njerëzit.Kjo do të thotë se kur njerëzit hanë mish të kuq, trupi e shkakton një reagim imunitar ndaj sheqerit të jashtëm, duke prodhuar antitrupa të cilat ndezin inflamacion, dhe eventualisht kancerin.




Emri  
E-Mail    
Komenti  
 

Komente

Lajme te Ngjashme