logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Degjo Radion On Line
Programi: Albania music


Hyrje | Rreth nesh | Kontakt | Kerko

LIBRI

11/07/2017 11:59 Gazetar: MIRANDA SHEHU


Çfarë zgjedhim të lexojmë gjatë stinës së verës

Një libër nën çadër! Në fund të fundit, edhe libri ka stinë. E çfarë më mirë se sa një libër, mund të të freskojë trurin në mes të vapës pranë detit? Kryesisht libra argëtues, që s’kërkojnë shumë përqendrim, por që, nga ana tjetër, edhe të të përfshijnë me subjektin e tyre, janë gjithmonë në kërkim gjatë stinës së nxehtë. Zgjedhjet janë të ndryshme, në bazë të moshës, por edhe gjinisë.“Në periudhën e verës, njerëzit interesohen më tepër për libra, të cilat janë të lehtë për t’u lexuar. Kryesisht ato që nuk janë të lodhshëm, apo le të themi në sensin që nuk duan shumë përqendrim”.Zgjedhjen përgjithësisht e bëjnë gratë, edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes, por kjo s’do të thotë që meshkujt nuk lexojnë. Ndërkohë që ato vet preferojnë tituj që lidhen me dashurinë, meshkujt preferojnë më shumë librat historikë dhe ato filozofikë. Ndërsa fëmijët janë klientë që mbizotërojnë, sepse përveç programit që u ka dhënë shkolla, edhe ata kërkojnë libra çlodhës.“Zgjedhjet më të shumta janë kryesisht për enciklopedi, apo edhe për librin artistik që, ashtu sikurse edhe për të rriturit, edhe fëmijët duan të lexojnë diçka çlodhëse, duke qenë se është sezoni i verës, apo duan të jenë larg periudhës së shkollës, kur janë të detyruar të lexojnë me çdo kusht. Ndërsa tani e lexojnë thjesht për qejf librin, për t’u kënaqur më shumë”.Nëse vjet, 3 nga librat më të tërhequr mbetën “50 hijet e Greit”, “E zhveshur para teje” “Hija e erës”, këtë vit, titujt që kanë pasur më shumë interes, janë librat më të rinj që kanë ardhur në librari.“Ndër titujt e rinj që sugjerojmë për këtë verë janë “Keini dhe Abeli”, që është shumë i bukur dhe ia vlen ta lexosh, pasi ka diçka përtej asaj që mund të quhet thjesht një libër vere. Nuk mund ta diferencojmë nëse është për femra apo për meshkuj, pasi këtë diktojnë shitjet. Nga librat psikologjikë, “Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë”, ndërsa sa i përket romaneve psikologjike, “Telashe dashurie”, pasi ashtu si dhe “Keini dhe Abeli” kanë lidhje me tema sociale dhe janë më afër njerëzve”.Ndërkohë, librat e letërsisë shqipe nuk janë të kërkuar, edhe pse - sipas specialistëve - ka shumë libra interesante. Megjithatë, pavarësisht preferencave, periudha e verës dhe veçanërisht e plazhit, të jep hapësira për të të zhytur në botën e librit, një botë me situata e emocione që fillojnë e mbarojnë nën hijen e çadrës tënde.




Emri
E-Mail
Komenti

Komente

Lajme te Ngjashme