logo

Radio Televizioni 4 Plus - pjese e Galactic Group

Degjo Radion On Line
Programi: emisioni "Miremengjes ne RTV4plus"


Hyrje | Rreth nesh | Kontakt | Kerko

SHQIPETARET

18/08/2017 09:39 Gazetar: MIRANDA SHEHU


Shqiptarët, shpenzojnë pak për shëndetësinë, por jetojnë gjatë

Sa më shumë një vend të shpenzojë për shëndetësinë, aq më shumë jetojnë njerëzit, por me sa duket Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria e rrëzojnë këtë mit.Sipas të dhënave nga OECD, Amerika ka shpenzimet më të larta për frymë në shëndetësi (9,982 dollarë), por renditen të 27-t për sa i përket jetëgjatësisë (78 vite e 9 muaj). Nga të dhënat e përllogaritura nga Monitor, në Shqipëri shpenzimet për frymë në shëndetësi janë 614 dollarë (më të ulëtat në rajon), ndërsa jetëgjatësia është 78 vjet. Megjithëse, shpenzimet për frymë janë 16 herë më të larta në Amerikë, një amerikan pret që të jetojë vetëm 9 muaj më shumë se një shqiptar.Edhe krahasuar me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, shqiptarët janë më jetëgjatë, ndërkohë që janë të fundit në rajon për shpenzimet. Serbët, të cilët sipas të dhënave të OBSH-së për të njëjtin vit shpenzojnë dyfishin e shqiptarëve, jetojnë afërsisht dy vite e gjysmë më pak.Krahasuar me rajonin, Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto.Shpenzimet për shëndetësinë zënë 17.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në Amerikë dhe vetëm 2.9% të PBB-së në Shqipëri.Kurse, Japonia është populli me jetëgjatë në botë sipas të dhënave nga OECD, ku një japonez pret që të jetojë 83 vite e 10 muaj. Më pas renditen zviceranët dhe spanjollët me 83 vite, italianët me 82 vite e shtatë muaj, islandezët me 82 vite e gjysmë. Megjithëse presin të jetojnë më gjatë se popujt e tjerë, japonezët renditen të 15-t për sa i përket shpenzimeve për frymë në shëndetësi (4,519$). Zviceranët renditen të dytët pas amerikanëve për shpenzimet më të larta për frymë (7,919$).




Emri
E-Mail
Komenti

Komente

Lajme te Ngjashme